Thirrje për Aplikacione për Punë praktike/vullnetare

Details
  • 22 January 2018

  • News

  • by admin

Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës është hapësirë innovative për kërkime, mësimdhënie, dhe angazhim shoqëror. Misioni i Programit është të krijoj programe akademike dhe hulumtuese ndërdisciplinare të cilat informojnë dhe mirëmbajnë angazhim bashkëpunues mes studentëve, hulumtueseve, dhe publikut të gjerë Kosovar dhe ndërkombëtar. Programi përkrahë, fasiliton dhe shfaqë punë e cila i adreson mënyrat në të cilat bota jonë ekonomike, shoqërore, kulturore, shkencore dhe teknologjike vazhdon të jetë fuqishëm e strukturuar nga pabarazia gjinore, etnike, racore, seksuale, politike dhe ekonomike. Ndërveprimi i pedagogjisë me angazhimin shoqëror mundëson arsim më të mirë qytetar lokal dhe global, si dhe të gjitha segmenteve të fuqisë punëtore, me qëllim të elaborimit të një modeli të qytetarisë i cili kërkon përkushtim të vazhdueshëm për ndryshim dhe barazi shoqërore.

Grupi i synuar: Konkursi është paraparë për studentë të vitit të dytë, të tretë dhe absolventë në nivelin BA të Fakultetit Filozofik dhe fakulteteve tjera brenda Universitetit të Prishtinës.

Përshkrimi i detyrave: Aplikantët që do të përzgjidhen do të kryejnë punë praktike/vullnetare 12 mujore (8 orë në javë) në Program, në përputhje me qëllimet dhe aktivitetet e parapara gjatë kësaj periudhë (organizim të punëtorive, seminareve, konferencave, grupe të leximit; mirëmbajtjen e web faqes dhe platformave tjera në mediat sociale, etj). Pas përfundimit të suksesshëm të punës praktike vullnetare praktikantët do të pajisen me çertifikatë.

Procedurat e aplikimit:  Aplikantët duhet t`i dorëzojnë dokumentet si në vijim:

  • Curriculum Vitae (CV)
  • Letër motivuese
  • Diploma dhe çertifikata nga kualifikime tjera

Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze dhe përdorimi i kompjuterit është obligative.

Aplikacionet duhet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën [email protected] më së voni deri më 20 Shkurt 2018, në orën 17.

Tags
Share

42 Articles Written