Punë praktike/vullnetare

Details
  • 4 April 2016

  • News

  • by admin

Programi për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Universitetin e Prishtinës është hapësirë innovative për hulumtime, mësimdhënie, dhe anagazhim shoqëror ndërdiciplinor akademik dhe gjinor. Misioni i Programit është të krijoj programe akademike dhe hulumtuese, të cilat informojnë dhe mirëmbajnë angazhim bashkëpunues mes studentëve, hulumtuesve, dhe publikut divers Kosovar në hapësirat e ndërsjellëta publike dhe private.

Programi përkrahë, fasiliton dhe shfaqë punë e cila i adreson mënyrat në të cilat bota jonë ekonomike, shoqërore, kulturore, shkencore dhe teknologjike vazhdon të jetë fuqishëm e strukturuar nga pabarazia gjinore, etnike, racore, seksuale, politike dhe ekonomike.

Ndërveprimi i pedagogjisë me angazhimin shoqëror na mundëson të trajnojmë më mirë qytetarë lokal dhe global, si dhe të gjitha segmented e fuqisë punëtore, me qëllim të elaborimit të një modeli të qytetarisë i cili kërkon përkushtim të vazhdueshëm ndaj ndryshimit dhe barazisë shoqërore.

 

Grupi i synuar: Konkursi është paraparë për studentë të vitit të dytë, të tretë dhe absolventë në nivelin BA të Fakultetit Filozofik.

 

Përshkrimi i detyrave: Aplikantët që do të përzgjidhen do të kryejnë punën praktike/vullnetare tre mujore me gjysmë orari (4 orë në ditë) në Program, në përputhje me qëllime dhe aktivitete e parapara gjatë kësaj periudhe. Pas përfundimit të suksesshëm të punës praktike/vullnetare praktikantët do të pajisen me çertifikatë.

 

Procedurat e aplikimit:  Aplikantët duhet t`i dorëzojnë dokumentet për aplikim si në vijim:

 

-          Curriculum Vitae (CV)

-          Letra motivuese

-          Diploma, çertifikata nga kualifikime tjera

 

Njohja e gjuhës angleze dhe përdorimi i kompjuterit është obligative.

 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresat e bashkëdrejtueseve të programit Linda Gusia dhe Vjollca Krasniqi në:

 

linda.gusia@uni-pr.edu dhe vjollca.krasniqi@uni-pr.edu, më së voni deri më 15 Prill 2016.

Tags
Share

41 Articles Written